Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike Empty
MesazhTitulli: Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike   Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike Empty17.04.11 22:51

Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike Malajzia_mrekullia_e_prekshme_

Toka e Sandokanit, tigrit tė Malajzisė. Natyrė ekzotike, xhungėl, florė
dhe faunė tė pasur. Gjithēka qė mund tė kėrkosh, aty e gjen pa frikė.
Kėtu qytetet nuk kanė asgjė pėrse t’i kenė zili metropolet e mėdha tė
Perėndimit. Malajzia ėshtė njė nga anėtaret mė tė forta mes dhjetė tė
tillave qė bėjnė pjesė nė Shoqatėn e vendeve tė juglindjes aziatike. Nga
ana tjetėr, “Lonely Planet”, guida e famshme e udhėtimeve nė
pėrmbledhjen e pestė vjetore, e vendosi Malajzinė nė dhjetėshen e
vendeve qė do tė preferohen mė shumė nga turistėt pėr vitin 2010. Aty
Malajzia pėrshkruhet si vendi me njėmijė e njė destinacione pėr t’u
vizituar dhe me eksperienca tė paharrueshme qė jo tė gjithė e kanė
rastin t’i vizitojnė nė jetė. Diversiteti: kjo ėshtė fjala e vetme me tė
cilėn mund tė pėrshkruhet ky vend i mrekullueshėm. Nga kaotikja dhe
modernia, nė Kuala Lumpur, me peizazhin thuajse mistik tė Burneut me
malet e larta, plazhet ku mund tė ēlodhesh dhe barrierat koralore ku tė
lejohet tė bėsh zhytje tė paharrueshme apo qendrat e shumta tregtare,
gjen gjithēka nga shpirti malajzian. E sikur tė mos mjaftonte ky
varietet i pabesueshėm gjeografik, takimi me njerėzit vendas do t’u
bindė akoma se Malajzia ėshtė zgjedhja e duhur qė keni bėrė. Pėrveēse
janė tė dashur dhe mikpritės, ata janė edhe kuzhinierė shumė tė zotė, ku
orizi vendas shoqėruar me salcė pikante ėshtė njė nga pjatat e
preferuara tė mijėra turistėve qė vizitojnė vendin ēdo vit. Plazhet me
rėrė tė bardhė dhe ishujt pėrrallorė janė ilaēi mė i mirė pėr ata qė
kanė kaluar njė vit plot lodhje dhe stres. Klima e vendit bėn qė ta
shfrytėzosh detin pėrgjatė gjithė vitit. Vetėm bregu lindor i saj, nga
fundi i nėntorit nė fillim tė shkurtit, pėrfshihet nga monsunet. Por,
dėshmia mė e mirė e kėsaj rritjeje ėshtė kryeqyteti i saj, Kuala Lumpur,
qė tregon hapat gjigandė tė vendit drejt njė tė ardhmeje tė ndritur.
Ėshtė ai qyteti qė ka nė gjirin e tij hotele me 5 yje, butikė stilistėsh
tė famshėm, restorante, lokale nate. Jeta duket se nuk ndalet kurrė:
ditėn me tė nxehtin ekuatorial dhe mbrėmjeve kur mijėra drita ndriēojnė
ēdo cep tė qytetit. Kuala Lumpur konsiderohet si njė qytet i sigurt dhe
pavarėsisht njė zhvillimi ekonomik domethėnės, vendi ka ditur tė ruajė
pasurinė e tij kulturore, duke fituar njė stabilitet tė madh ekonomik,
politik dhe social. Duket sikur nė Kuala Lumpur tė gjithė njerėzit
veprojnė njėlloj. Shumica prej tyre gjatė ditės i lėnė takimet nė
"Sultan longue" apo te "Skybar" te "Traders hotel", lokali me pishinė
mbi ēati. Pas darke, shihen nė "Lecka Lecka", nė qendrėn "Bukit Bintang"
pėr tė tymosur nargjile, ose nė pallatin "National Press Club" pėr
ndonjė birrė shoqėruar edhe me ndonjė lojė bilardo, ku zakonisht tė
rinjtė diskutojnė pėr probleme tė rėndėsishme, mes tė cilave edhe liria e
kufizuar e shtypit. Nė vend ka shumė myslimanė. Sipas tė dhėnave,
pėrqindja e tyre nė Malajzi ėshtė 65 pėr qind, ndėrsa nė Kuala Lumpur
akoma mė e ulėt. Nė fakt, qė nga mesi i viteve ‘80, Kuala ishte njė
qytet kinez, i populluar nga pasardhėsit e atyre qė kishin ardhur njė
shekull mė parė, bashkė mė mijėra indianė, kur Malajzia ishte koloni
britanike, pėr tė punuar nė plantacionet e kauēukut. Popullsia autoktone
e konvertuar nė myslimanė nga tregtarėt arabė, preferonin tė kultivonin
orizin. Nėn qeverisjen angleze, vendi kishte gjetur njė ekuilibėr:
kinezėt kontrollonin ekonominė, malajėt politikėn. Pas pavarėsisė, nė
vitin 1957, diferencat ekonomike filluan tė ndiheshin dhe nė vitin 1969.
Malajėt nisėn njė revoltė etnike. U krijua kėshtu "National Economic
Policy" (NEP), qė u garantonte atyre njė trajtim tė favorizuar pėr
studim dhe punėsim. "Diēka e tillė nuk mund tė ndodhė mė. Ata e kuptuan
rėndėsinė e kinezėve. Kriza globale kėtu po shihet si njė mundėsi",
shton mė tej Irene. Programi i Kryeministrit tė ri, Najib Razak, i jep
tė drejtė. Sapo ėshtė deklaruar se qeveria do ta modifikojė NEP-in. Si
shkėmbim ka propozuar "New Economic Model", pėr tė rritur sektorin e
shėrbimeve dhe pėr tė vendosur "njė ekonomi tė bazuar mbi njohjen". Edhe
pėr Lin Wei-Ling, kriza ėshtė njė mundėsi e mirė. "Pasiguria ėshtė
pozitive, tė jep energji", thotė kjo zonjė simpatike, njė artiste e
njohur nė Kuala. Galeria e saj me emrin "Wei-Lang Gallery" gjendet nė
njė pallat tė vogėl tė lagjes indiane. Veprat e ekspozuara pėrfaqėsojnė
tendencat e artit malajzian. Qyteti ėshtė tmerrėsisht shumė i dhėnė pas
artit. Njė ndėr simbolet e tij janė edhe "Petronas towers", kullat
binjake me lartėsi 452 metra. Tė programuara nga argjentinasi Cesar
Pelli dhe tė pėrfunduara nė vitin 1998, janė bėrė simbol i progresit
ekonomik kombėtar. Deri nė vitin 2005 mbanin me krenari edhe rekordin e
ndėrtesave mė tė larta nė botė. Ato quhen Menara 1 dhe 2 dhe lidhen
midis tyre nė katin e 41-tė dhe 42-tė nga njė urė qiellore. Nė kėmbė tė
tyre gjendet njė qendėr e madhe tregtare. Njė tjetėr simbol, mė pak
evident, por me mė shumė domethėnie, gjendet nė 25 kilometra mė nė jug.
Ėshtė Putraya, kryeqyteti i ri administrativ. Njė qytet model, i
ndėrtuar pėr t‘u bėrė qendra e parė qeverisėse elektronike. Njė qendėr
superteknologjike dhe ultra-ekologjike, me 70 pėr qind hapėsirė jeshile
dhe ujė. Pjesa tjetėr ėshtė e mbushur me ndėrtesa nė stilin modern arab,
fakt qė ka hasur nė kritikat e minoriteteve. "Mund tė duket njė qytet i
Gjirit Persik, por ėshtė ēmimi pėr t‘u paguar nėse duam tė jemi nė
qendėr tė financės islamike". Hapėsira tjetėr publike e Kuala Lumpurit
ndjek modelin e Singaporit apo Tokios. Monumentet arkitektonike
pėrfaqėsohen shpesh nga hotele tė mėdha apo qendra tregtare. E fundit
nga kėto vepra ėshtė "Pavilion", njė qendėr tregtare e shndėrruar nė njė
qendėr luksi planetare, e populluar nga kineze tė veshura me fustane
mėndafshi, gra indiane me sari, malajė, ose arabe tė mbuluara me xhihab.
Nuk mungojnė as ato qė vėrtiten nėpėr dyqanet shik, "Gucci" apo
"Prada". Njė tjetėr vepėr mbresėlėnėse ėshtė edhe "Feast village", njė
"fshat" i pėrbėrė nga 13 restorante me kuzhina tė ndryshme, tė ndėrtuara
nga dizajnuesi japonez, Yuhkuchi Kawai, nė brendėsi tė hotelit
"Marriot". Lokali, i ndėrtuar me 9999 shishe, ėshtė njė restorant arab,
ku nuk shėrbehen pije alkoolike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike Empty
MesazhTitulli: Re: Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike   Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike Empty17.04.11 22:51

Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike Malaysia
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
 
Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Histori dashurie shume e prekshme!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Gjeologji & Gjeografi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions